Lajmi i fundit

LIVE/ Tërmeti në Turqi, dëshmitarë flasin në SYRI TV nga zonat e goditura

Mbappe thyen rekordin e Pele

Mbappe thyen rekordin e Pele

22:31, 04/12/2022
A+ Aa A-

Kylian Mbappe e ka rritur në nëntë numrin e golave për Francën në Kampionatet Botërore, duke e kaluar rekordin e legjendës braziliane, Pele.

“Gjelat” fituan me rezultatin 3-1 sfidën ndaj Polonisë në 1/8 e Kampionatit Botëror, “Katar 2022”, ku ylli i PSG-së realizoi dy nga tre golat.

Pas golit të Olivier Giroud, Mbappe e gjeti dy herë rrjetën duke e ngritur në pesë numrin e golave në këtë Botëror dhe është duke e udhëhequr garën për “Këpucën e Artë”.

Ai i ka shënuar edhe katër gola në vitin 2018 dhe me totalin prej nëntë golave në Kampionate Botërore e ka lënë prapa legjendën Pele (7 gola) për më shumë gola të realizuar deri në moshën 24-vjeçare.

Po ashtu, francezi është barazuar me emra, si Roberto Baggio, Paolo Rossi, David Villa e Eusebio, për numrin e përgjithshëm të golave të realizuar në Botëror.

Pas triumfit në Rusi, Franca është në mesin e favoritëve për ta fituar përsëri turneun e madh, meqë tashmë është kualifikuar në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco