Anglia kalon me lehtësi Senegalin, e pret Franca në çerekfinale

Anglia kalon me lehtësi Senegalin, e pret Franca në çerekfinale

22:06, 04/12/2022
A+ Aa A-

Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi kualifikimin në  e “Katar 2022”, raund në të cilin do të sfidojë Francën.

Djemtë e Gareth Southgate e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, kampionët e Afrikës patën iniciativën në minutat e para, por fundi i fraksionit të parë të ndeshjes solli dy gola të anglezëve.

Në fillim ishte Jordan Henderson që zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Jude Bellingham, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe zhbllokimi i kapitenit Harry Kane.

Sulmuesi mori një asist nga Phil Foden dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

Anglia realizoi edhe golin e tretë në minutën e 57’. Sërish asist i Foden dhe gol i Bukayo Saka.

Talenti i Arsenalit u ngjit në kuotën e 3 golave në Botërorin e Katarit.

Ndeshja nuk pati më histori dhe u mbyll me festën e “Tre Luanëve”, të cilët i pret beteja e zjarrtë ndaj kampionëve në fuqi të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco