Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Deschamps: Mbappe na zgjidh çdo lloj problemi, sa mirë që e kemi në skuadër!

Deschamps: Mbappe na zgjidh çdo lloj problemi, sa mirë që e kemi në skuadër!

21:18, 04/12/2022
A+ Aa A-

Franca kaloi 3-1 pengesën Poloni dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Oliver Giroud zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të “Gjelave” me 52 gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhi dygolëshi i Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në “Katar 2022” me pesë gola në katër ndeshje, ndërkohë që Botërorin “Rusi 2018” e mbylli me katër gola.

Trajneri Didier Deschamps analizoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te forma fantastike e Mbappe, i cili shpreson të ngjitet sërish në majën e botës me Francën e tij.

“Nuk ishte e lehtë, sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kylian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër.

Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, deklaroi Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco