Bashkëshortet e lojtarëve të Argjentinës ikin nga hoteli në mes të natës

Bashkëshortet e lojtarëve të Argjentinës ikin nga hoteli në mes të natës

20:14, 04/12/2022
A+ Aa A-

Fitorja e Argjentinës ndaj Australisë ka çliruar jo vetëm futbollistët e skuadrës së Scalonit, por edhe familjarët e tyre të shumtë të cilët i ndjekin me ankth ndeshje pas ndeshje në stadiume.

Por festa pas suksesit 2-1 që u siguroi biletën për në çerekfinale, nuk ka zgjatur shumë për gratë dhe familjarët e lojtarëve argjentinas të cilët ishin strehuar në hotelin luksoz “Waterfront” ku paguanin 800 euro për natë.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, energjia elektrikë në hotel është ndërprerë dhe askush nuk jepte shpjegim se çfarë po ndodhte.

Nuk funksiononte asgjë ndërsa kishte raportime se në një pjesë të hotelit kishte tym.

Familjarët e lojtarëve si Ruli, Akunja, Papu Gomez, Peceja, Paredes dhe Di Maria janë mbledhur në hollin e hotelit të tmerruar pasi nuk dinin se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë, babai i Fojth, inxhinier me profesion, kishte shkuar të inspektonte lidhjet elektrike, por edhe ai nuk gjeti asgjë që mund t’i jepte zgjidhje problemit.

Pas dy orësh, energjia elektrike u kthye përsëri, por delegacioni i madh argjentinas nuk dëshironte më të qëndronte në një hotel ku ishin ankuar vazhdimisht për cilësinë e shërbimit në hotelin që i përket një prej sheikëve të Katarit.

Pas shumë negociatash, ata janë larguar përfundimisht nga hoteli rreth orës 2 pas mesnatës, ndërsa kanë hedhur në gjyq sheikun duke kërkuar që t’u kthejë paratë mbrapsht.

Padyshim, kjo nuk është mënyra më e mirë për të festuar çerekfinalet e një Botërori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco