Macron i çudit të gjithë, parashikoi fitoren 3-1 të Francës me Poloninë dhe... golashënuesit

Macron i çudit të gjithë, parashikoi fitoren 3-1 të Francës me Poloninë dhe... golashënuesit

19:50, 04/12/2022
A+ Aa A-

Emmanuel Macron ka parashikuar me saktësi si rezultatin ashtu edhe golashënuesit e ndeshjes së Francës me Poloninë.

“Gjelat” kaluan në çerekfinale duke mposhtur Poloninë 3-1, pasi Olivier Giroud shënoi një herë dhe Kylian Mbappe dy herë për “Les Bleus” përpara se Robert Lewandowski të shënonte nga penalltia në sekonda e fundit të takimit.

Çuditërisht, në një intervistë me “Le Parisien” të botuar të shtunën, presidenti i Francës jo vetëm që parashikoi rezultatin 3-1 , por madje gjeti me saktësi edhe golashënuesit.

“Lewandowski do të shënojë një, ashtu si Mbappe ose ndoshta Giroud, i cili dëshiron të bëjë histori. Është një shaka për golin e tretë të skuadrës franceze”, ka thënë Macron.

Macron ka thënë se do të udhëtojë në Katar nëse Franca arrin në fazën gjysmëfinale, pasi ata kërkojnë të mbrojnë trofeun që fituan në Rusi katër vjet më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco