VIDEO/ Giroud dhe Mbappe kualifikojnë Francën, Lewandowski shënon për statistikë

VIDEO/ Giroud dhe Mbappe kualifikojnë Francën, Lewandowski shënon për statistikë

18:00, 04/12/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar në “Al Thumama Stadium” ndeshja e vlefshme për 1/16-at e finaleve të Botërorit “Katar 2022” mes Francës dhe Polonisë, shkruan Syri.net.

Kampionët në fuqi të Botës fitojnë me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar në 1/8-at.

Oliver Giroud shënoi në pjesën e parë pas asistim të Dembele, ndërsa Mbappe me një dopjetë në fraksionin e dytë të lojës siguroi suksesin e “Gjelave”.

Robert Lewandowski me penallti shënoi në fund, sa për statistikë dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Polonia i jep lamtumirën Botërorit, ndërsa Franca pret fituesin e sfidës së mbrëmjes së sotme, Angli-Senegal, për t’u përballur në turin tjetër.     

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco