Portieri i Australisë i dhuroi fitoren Argjentinës, bashkëlojtari dhe rivali më i madh në klub shfaqet i gëzuar

Portieri i Australisë i dhuroi fitoren Argjentinës, bashkëlojtari dhe rivali më i madh në klub shfaqet i gëzuar

15:25, 04/12/2022
A+ Aa A-

Australia mbrëmë humbi ndaj Argjentinës në 1/8 e Botërorit me rezultat 2-1 dhe një nga fajtorët kryesorë ishte kapiteni dhe portieri Mathew Ryan.

Lionel Messi shënoi golin e epërsisë në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 57-të Ryan dhuroi një gol për rezultatin 2-0, gjë që praktikisht e zgjidhi lojën.

Domethënë, portieri i Australisë po luante me topin, Alvarez ia hoqi atë dhe shënoi lehtësisht për 2-0. Australia arriti të ngushtojë rezultatin në 2-1 në minutën e 77-të, por nuk arriti të barazojë.

Dhe ndërsa i gjithë kontinenti më i vogël në botë ishte i pikëlluar, një njeri ishte i gëzuar. Bëhet fjalë për Kamil Grabara, portierin e Kopenhagen i cili shkroi në Twitter menjëherë pas golit të Argjentinës për 2-0 “Sigurisht duhet të jetë politike”.

Image

 

Së fundmi portieri, Mathew Ryan humbi vendin e titullarit te Kopenhagen që e mori Grabara dhe australiani nuk e mori aspak mirë këtë vendim të trajnerit.

Ryan deklaroi se nuk e humbi vendin për shkak të konkurrencës, por për shkak të politikës së klubit dhe polaku shfrytëzoi rastin e mbrëmshëm për ta tallur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco