Kupa e Botës/ Luhet supersfida Francë-Poloni, publikohen formacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Luhet supersfida Francë-Poloni, publikohen formacionet zyrtare

15:07, 04/12/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës 2022 vijon këtë të diel me ndeshjet e 1/8-ve. Në orën 16:00, Franca sfidon Poloninë në “Al Thumama Stadium”, ku pritet të ketë mjaft spektakël.

“Gjelat” do të luajnë me modulin 4-2-3-1 me Hugo Lloris në portë pas Jules Kounde, Raphael Varane, Dayot Upamecano dhe Theo Hernandez. Aurelien Tchouameni pozicionohet si “rojtar” përkrah Adrien Rabiot. Ndërsa, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe shoqërojnë Olivier Giroud në sulm.

Nga ana tjetër, “Shqiponjat e Bardha” luajnë me formacionin 4-3-3 me Wojciech Szczesny që mbron katërkëndëshin e portës. Përballë tij, Matty Cash, Kamil Glik, Jakub Kieior dhe Bartosz Bereszynski përbëjnë mbrojtjen, ndërsa në mesfushë gjejmë Sebastian Szymanski, Piotr Zielinski dhe Grzegorz Krychowiak. Robert Lewandowski vendoset në ballë me Jakub Kaminski dhe Przemyslaë Frankowski në mbështetje të tij.

Formacionet zyrtare:

Francë: Lloris – Koundé, Varane, Upamecano, Hernandez – Tchouaméni, Rabiot – Dembélé, Griezmann, Mbappé – Giroud

Poloni: Szczesny - Cash, Glik, Kiwior, Bereszynski - Szymanski, Krychowiak, Zielinski - Kaminski, Lewandowski, Frankowski

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco