Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Pacolli i gatshëm të paguaj gjobën e FIFA-s ndaj Xhakës: Nëse emri 'Jashari' i shqetëson, atëherë...

Pacolli i gatshëm të paguaj gjobën e FIFA-s ndaj Xhakës: Nëse emri 'Jashari' i shqetëson, atëherë...

14:51, 04/12/2022
A+ Aa A-

Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta paguar gjobën e Granit Xhakës, nëse ndaj tij shqiptohet ndonjë dënim i tillë nga FIFA.

Bazuar në disa raportime, u tha se FIFA mund të ndërmarrë masa ndaj mesfushorit nga Kosova, i cili u shfaq me fanellën e Jasharit pas ndeshjes kundër Serbisë, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2.

Por, nëse ndaj kapitenit të “Helvetëve” shqiptohet ndonjë dënim me gjobë, atëherë shlyerja e tij do të bëhet nga Pacolli.

Pacolli bëri të ditur gjithashtu se për këtë e ka njoftuar sot edhe personalisht mesfushorin e Arsenalit.

Postimi i Pacollit:

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkruan Pacolli në Faceboook.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco