Fanella 'Jashari' e Xhakës i tërbon mediat serbe

Fanella 'Jashari' e Xhakës i tërbon mediat serbe

09:16, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kombëtarja zvicerane e futbollit u kualifikua në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës pasi mundi Serbinë në një ndeshje fenomenale me rezultat 3-2 në ndeshjen vendimtare të Grupit G dhe e dërgoi në shtëpi, teksa mediat serbe më shumë se me ndeshjen merren me Granit Xhakën që duket se do t’i mbetet gjatë në mendje.

 

 

“Provokimi më i keq i mundshëm i popullit tonë dhe kujtim i udhëheqësit terrorist të UÇK-së! Në fund veshi fanellën e Ardon Jasharit dhe e ktheu nga kamera dhe e përshëndeti. Këtë shumë do ta perceptojnë edhe si provokim sepse Jashari tjetër është shumë më i famshëm. Fjala është për themeluesin famëkeq të të ashtuquajturat UÇK-ja Adem Jasharit!”

 

Image

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.

 

Image

Image

Xhaka ishte provokues! Ja çfarë bëri që inatosi futbollistët serb

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco