Kameruni mposht Brazilin, por kjo nuk i mjaftoi

Kameruni mposht Brazilin, por kjo nuk i mjaftoi

22:11, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kameruni ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por që kjo nuk i mjaftoi për të kaluar tutje.

Brazili e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar i pari me Gabirel Martinellin në minutën e 14-të, por pa sukses.

Sërish i njëjti lojtar rrezikoi në fundin e pjesës së parë, por pa sukses.

Kameruni tentoi të shënojë me Bryan Mbeumo, por Ederson ishte në vend.

Në pjesën e dytë kamerunasit e nisën më mirë, kur rrezikuan me Vincent Aboubakar që gjuajti jashtë.

Në minutën e 56-të, Gabriel Martinellin, por nuk ishte i suksesshëm.

Krejt në fund Kameruni gjeti goli, me Vincent Aboubakar, cili pas festës u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco