Kupa e Botës/ Xhaka dhe Shaqiri i 'tregojnë derën' Serbisë, Zvicra kualifikohet në raundin tjetër

Kupa e Botës/ Xhaka dhe Shaqiri i 'tregojnë derën' Serbisë, Zvicra kualifikohet në raundin tjetër

22:06, 02/12/2022
A+ Aa A-

Zvicra është kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së Botës. Helvetët mundën me rezultatin 3-2 Serbinë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit, duke i treguar "derën e daljes" këtyre të fundit që pretendonin po ashtu të shkonin më tej.

Zvicra kaloi e para në avantazh me anë të Xherdan Shaqirit në minutën e 20-të, por serbët arritën të përmbysnin rezultatin pas golave të Mitrovic (26) dhe Vlahovic (35).

Por gjithçka nuk ishte mbyllur me kaq pasi helvetët arritën të barazonin gjithçka në fundin e pjesës së parë me anë të Embolo (minuta 44).

Menjëherë sapo nisi pjesa e dytë helvetët u hodhën në sulm dhe në minutën e 48-të, Freuler riktheu në epërsi skuadrën e tij. Deri në fund rezultati nuk ndryshojë me Zvicrën që do të përballet me Portugalinë në raundin tjetër.

Gjatë ndeshjes, por edhe në fundin e saj nuk munguan provokimet nga ana e lojtarëve serb, të cilët të acaruar me rezultatin u kapën me Granit Xhakën, por ky i fundit nuk u tremb aspak dhe iu kthye me të njëjtën mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco