Pele ndodhet në spital, mësohet si është gjendja e 82-vjeçarit brazilian

Pele ndodhet në spital, mësohet si është gjendja e 82-vjeçarit brazilian

11:42, 02/12/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht shqetësimit të krijuar nga shtrimi i Pele në spital ditën e martë, futbollisti i konsideruar më i mirë i të gjitha kohërave u dha njëfarë sigurie ndjekësve të tij, pasi tha se ishte vetëm një vizitë rutinë.

Pele shqetësoi tifozët e futbollit e në veçanti ata brazilianë pasi u shtrua me urgjencë në një spital në Sao Paolo të martën, por tani ai thotë se ndihet mirë.

Pse shkoi Pele në spital?

Ishte të martën kur u bë e ditur se Edson Arantes do Nascimento “Pele” kishte hyrë në një spital në Sao Paulo, për të rivlerësuar trajtimin e tij për kancerin dhe të enjten mbrëma vetë ish-lojtari publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku sqaron situatën e tij.

“Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Është gjithmonë mirë të marrësh mesazhe pozitive si ky. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve që më dërgojnë mesazhe të mira”, shkroi 82-vjeçari brazilian në profilin e tij në Instagram.

Ai nderim të cilit Pele i referohet janë urimet që u shfaqën në Katar, mikpritës i Kupës së Botës.

Imazhi i tij u shfaq i projektuar në disa kulla të qytetit mbresëlënës në të cilat mund të lexohej “Shërohuni shpejt”.

Raporti mjekësor për gjendjen shëndetësore të Pele

Pele u shtrua në spitalin Albert Einstein, me një gjendje të qëndrueshme klinike, e cila u konfirmua me një raport mjekësor.

“Edson Arantes do Nascimento u shtrua më 29 nëntor në spitalin izraelit Albert Einstein për një rivlerësim të trajtimit me kimioterapi të tumorit të zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021.

Pas vlerësimit mjekësor, pacienti u transferua në repartin e përbashkët, pa pasur nevojë për pranim në njësinë e kujdesit gjysëm intensiv ose ICU.

Ish-lojtari është në kontroll të plotë të funksioneve të tij jetësore dhe është në gjendje të qëndrueshme klinike”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco