Japonezët thyejnë rekordin e Botërorëve, askush nuk kishte fituar me aq pak mbajtje të topit

Japonezët thyejnë rekordin e Botërorëve, askush nuk kishte fituar me aq pak mbajtje të topit

10:51, 02/12/2022
A+ Aa A-

Japonia mundi Spanjën me rezultatin 2-1 në kuadër të Grupit E dhe kaloi në 1/16 si vend i parë.

Skuadra e Hajime Moriyasu ishte në dizavantazh kundër Spanjës me golin e Alvaro Morata, por në tre minuta të pjesës së dytë e ktheu rezultatin me golat e Ritsu Doan dhe Ao Tanaka.

Në fazën e grupeve të turneut, japonezët shkatërruan spanjollët dhe gjermanët dhe humbja ndaj Kosta Rikës nuk i pengoi ata të fitonin grupin.

Gjithashtu, duke festuar ndaj spanjollëve, ata vendosën një rekord të ri të kampionatit botëror.

Japonezët kishin vetëm 17.7 për qind mbajtje të topit, që është më pak se çdo ekip që ka shënuar fitore në historinë e turneut.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco