Boksieri meksikan i kërkon falje Messit për kërcënimin: U tregova gjaknxehtë

Boksieri meksikan i kërkon falje Messit për kërcënimin: U tregova gjaknxehtë

09:59, 02/12/2022
A+ Aa A-

Boksieri meksikan, Saul Canelo Alvarez, i ka kërkuar ndjesë futbollistit argjentinas Lionel Messi, pasi e akuzoi pak ditë më parë se ka përdhosur fanellën e Meksikës në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes mes dy ekipeve kombëtare.

“E patë Messin që pastronte dhomat e zhveshjes me fanellën dhe flamurin tonë? Do të ishte mirë t’i lutej Zotit që të mos takoheshim”, shkruante Canelo Alvarez, që kërcënonte “pleshtin” për përdhosjen e fanellës së kombëtares meksikane.

Alvarez ka kërkuar ndjesë për atë kërcënim, për mënyrën se si është shprehur: “Pasioni dhe dashuria që kam për vendin tim bëri të tregohesha gjaknxehtë. Bëra komente jo të mira, për të cilat duhet t’i kërkoj ndjesë Messi dhe popullit argjentinas.

Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë isha unë ai që mësova një gjë të re. U uroj të dyja ekipeve kombëtare shumë suksese në ndeshjet e radhës dhe do të vazhdoj të mbështes Meksikën deri në fund, tha Canelo Alvarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco