Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Trajneri i Japonisë: Luftuam dhe fituam, tani dua të vendosim një rekord të ri

Trajneri i Japonisë: Luftuam dhe fituam, tani dua të vendosim një rekord të ri

09:32, 02/12/2022
A+ Aa A-

Japonia është një nga surprizat më të mëdha në “Katar 2022”.

Aziatikët triumfuan me përmbysje ndaj Spanjës dhe mbyllën Grupin E në vendin e parë, duke lënë pas iberikët, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.

Trajneri Hajime Moriyasu i gëzohet këtij suksesi dhe tregon se ai ka besim te ekipi për të shkuar sa më larg në këtë edicion.

“Jam i lumtur, por më shumë ndihem krenar për këta djem. Lojtarët luftuan me këmbëngulje dhe besim. Ishte një betejë e vështirë në pjesën e parë, por me besim dhe dëshirë ia folëm të triumfonim.

Mendoj se arritëm të fitonim falë ndjenjave të të gjithëve, edhe falë tifozëve. Tani dua të vendosim një rekord të ri duke u përpjekur të shkojmë edhe më tej. Jam i lumtur që kam arritur një rezultat për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë”, tha ai.

Japonia rikthehet në 1/16-at pas “Rusi 2018” dhe kjo është hera e katërt në histori teksa do të kërkojnë fazën çerekfinale për herë të parë ndaj Kroacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco