Ndeshjet e fundit të grupeve/ Nesër radha e Portugalisë dhe Brazilit

Ndeshjet e fundit të grupeve/ Nesër radha e Portugalisë dhe Brazilit

22:45, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të zhvillohen edhe 4 sfidat e fundit të vlefshme për fazën e grupeve, nga ku do të kompletohen edhe të gjitha skuadrat e raundit të 1/16-ave.

Në orën 16:00 do të zhvillohen 2 duelet e grupit H. Me Portugalinë e kualifikuar pas 2 fitoreve në 2 sfidat e para, Gana, Koreja e Jugut dhe Uruguai do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për më tej.

Gana do të masë forcën me Uruguain, ndërsa Koreja e Jugut luan kundër Portugalisë. Mbrëmja do të kulmojë me 2 duele speciale.

Në orën 20:00, Kameruni do të përballet me Brazilin e kualifikuar, ndërkohë që sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë te dueli mes Serbisë dhe Zvicrës. Xhaka & CO do të kërkojnë një tjetër fitore të magjishme ndaj serbëve, për të vijuar më tej aventurën në këtë kompeticion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco