E pabesueshme/ Gjermania eleminohet nga Kupa e Botës, Japonia dhe Spanja avancuan pas një drame të vërtetë

E pabesueshme/ Gjermania eleminohet nga Kupa e Botës, Japonia dhe Spanja avancuan pas një drame të vërtetë

21:53, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ajo që dukej e paimagjinueshme ka ndodhur. Japonia është kualifikuar si e parë e grupit E, pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Spanjës (9:3), me këta të fundit që pavarësisht humbjes u renditën të dytët, duke lënë pas Gjermaninë (6:5) që u rendit e treta me golavarazh më të keq se iberikët.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 12-të, falë golit të shënuar nga Morata dhe pas pjesës së parë që u mbyll me rezultat 1-0, u duk se gjithçka po shkonte sipas planit.

Megjithatë, vetëm gjashtë minuta lojë në pjesën tjetër të ndeshjes i mjaftuan Japonisë për të arritur përmbysjen e madhe. Fillimisht, Doan shënoi për 1-1, e më pas Tanak shënoi golin e dytë për Japoninë. Nuk pati ndryshime deri në fund, kështu që Japonia arriti një fitore të denjë për kalimin në fazën e 16-të.

Kosta Rika dhe Gjermania zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 2-4. Ashtu si në ndeshjen e dytë, edhe këtu favoritët Gjermania kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Gnabry.

Dhe më pas ndodhi një tronditje e vërtetë sepse Kosta Rika e ktheu rezultatin. Shënues ishin Tejeda dhe Vargas. Megjithatë, Gjermania realizoi golin e dytë në minutën e 73-të dhe shënues ishte Havertz. Deri në fund të ndeshjes gjermanët arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të Havertz dhe Fullkrug për 4-2 finale, por që nuk i hyri në punë.

Japonia do të luajë kundër Kroacisë në fazën e 1/8-ave dhe ajo ndeshje është caktuar për të hënën. Një ditë më pas, Spanja do të luajë ndeshjen kundër Marokut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco