Modric i emocionuar pas duelit me Belgjikën: Kushdo që na del kundër nuk do ta ketë të lehtë

Modric i emocionuar pas duelit me Belgjikën: Kushdo që na del kundër nuk do ta ketë të lehtë

18:34, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kapiteni kroat Luka Modric ishte i emocionuar pasi Kroacia e tij barazoi sonte me Belgjikën (0-0) dhe kështu u kualifikua në 1/8 e Botërorit, ku i pret ekipi i vendit të parë i grupit E, i cili do të zbulohet sonte.

"Jemi shumë të lumtur që jemi në 1/8-at, mendoj se e kemi merituar. Ne treguam se jemi ekip dhe se mund të luajmë, dhe kushdo që vjen tek ne në 1/8 nuk do ta ketë të lehtë punë," tha Modric pas ndeshjes.

Ai thekson se Kroacia mund ta kishte zgjidhur ndeshjen më herët.

"Megjithatë, ne ishim të vetëdijshëm se Belgjika ishte një ekip i fortë në anën tjetër. Luajtëm me gjithë zemër dhe më e rëndësishmja është që kaluam", tha kapiteni.

Kujtojmë, Kroacia rrezikoi në pjesën e dytë, pasi ishte më e mirë në pjesën e parë, në të cilën gjyqtari Anthony Taylor anuloi penalltinë të akorduar për shkak të pozicionit milimetrik jashtë loje.

Lukaku goditi shtyllën në pjesën e dytë dhe humbi disa raste të tjera të mira për të shënuar, kështu që Belgjika tashmë mund të fillojë të paketojë valixhet për të shkuar në shtëpi.

Image

Si vendi i parë në këtë grup, kombëtarja e Marokut u kualifikua në fazën e 1/8-ave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco