Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

18:04, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar më rezultatin 1:2 përballja mes Kanadasë dhe Marokut.

Maroku ka mundur sot Kanadanë në ndeshjen e fundit në grup dhe ka siguruar kualifikimin e mëtejshëm historik në fazën me eliminim direkt si kryesues i Grupit F.

Maroku kryeson grupin me 7 pikë dhe ndiqet nga Kroacia me 5 pikë.

Në minutën e 4', Maroku ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Kanadasë, ishte Hakim Ziyech, i cili e shfrytëzoi një gafë të portierit kanadez, ndërkohë, në minutën e 23 është dyfishuar rezultati me golin e realizuar nga Nesyri.

Në minutën e 40' Kanadaja shkurton diferencat, Maroku ndëshkohet nga një autogol i Aguerd.

Në pjesën e dytë, Maroku provoi të menaxhonte sfidën, por ishte Kanadaja që iu afrua seriozisht rrugës së rrjetës me një goditje me kokë të Hutchinson që u ndal nga traversa dhe më pas Johnston nga fare pranë nuk gjeti kuadratin e Bono. Megjithatë, deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Maroku siguron fazën e 1/8-tave ndërsa e mbylli Grupin F në vendin e parë, nga ana tjetër, Kanadaja e mbyll Botërorin me 0 pikë. Ndërkaq, Maroku pret në fazën e 1/8-tave, vendin e dytë të Grupit E aty ku është në lojë Spanja, Japonia, Kosta Rika dhe Gjermania.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco