Szczesny tregon si humbi bastin me Messin te penalltia: Nuk do t’ia paguaj, ai ka mjaftueshëm para

Szczesny tregon si humbi bastin me Messin te penalltia: Nuk do t’ia paguaj, ai ka mjaftueshëm para

13:33, 01/12/2022
A+ Aa A-

Wojciech Szczesny ka zbuluar se humbi një bast 100 euro me Lionel Messin në momentin e penalltisë gjatë fitores së Argjentinës ndaj Polonisë.

Messi u hidhërua pasi pa penalltinë e tij të pritur nga Szczesny, teksa golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez e shtynë Argjentinën drejt fitores 2-0 ndaj Polonisë dhe vulosën vendin e parë në Grupin C.

Pati shumë polemika rreth akordimit të penalltisë në pjesën e parë, pasi u mendua se Szczesny e kapi Messin në fytyrë me krahun e tij teksa rrëmbeu top ajror.

Portieri ishte aq i sigurt sa gjyqtari Danny Makkelie nuk do të tregonte pikën e bardhë pasi kontrolloi VAR-in, saqë vendosi një bast 100 euro aty për aty me Messin.

Megjithatë, Szczesny e humbi bastin, pasi Makkelie dha penalltinë dhe ai ka pranuar me shaka se tani pret të paguajë: “Ne folëm para penalltisë dhe i thashë se vinte bast 100 euro që ai (arbitri) nuk do ta jepte, – tha Szczesny për TV2. – Kështu që unë kam humbur një bast kundër Messit.

Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës, me siguri do të penalizohem për këtë. Sidoqoftë, nuk më intereson tani. Nuk do të shkoj ta paguaj edhe Messin, atij nuk i interesojnë 100 euro, mendoj se ka mjaft”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco