Kupa e Botës/ Messi dhe Argjentina kualifikohen në fazën tjetër, Poloninë e shpëton golavarazhi

Kupa e Botës/ Messi dhe Argjentina kualifikohen në fazën tjetër, Poloninë e shpëton golavarazhi

22:00, 30/11/2022
A+ Aa A-

Argjentina triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Kështu, Argjentina kualifikohet si lidere e grupit C, ndërsa Polonia pavarësisht se u mund me rezultat 2-0 nga albicelestet do të shkojë më tej për shkak të golavarazhit më të mirë se Meksika, që mundi 2-1 Arabinë Saudite.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por kujtojmë që argjentinasit patën një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por Messi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, me Szczesny-n që ishte në lartësinë e duhur, duke i mohuar golin.

Fraksioni i dytë i lojës nisi vrrullshëm, me Argjentinën që kaloi në avantazh me anë të Alexis Mac Allister në minutën e 48’, ndërsa Alvarez e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 67’.

Deri në fund të lojës rezultati nuk ndryshoi, ndaj Argjentina e konfirmoi kalimin në më të mirat e Botërorit.

Argjentina do të luajë kundër Australisë në fazën e 1/8-ave, ndërsa Polonia do të përballet me Francën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco