Futbolli mundi krizën gjeopolitike: Skena pas ndeshjes mes SHBA-së dhe Iranit bën xhiron e botës

Futbolli mundi krizën gjeopolitike: Skena pas ndeshjes mes SHBA-së dhe Iranit bën xhiron e botës

19:40, 30/11/2022
A+ Aa A-

Ndonëse dueli i djeshëm mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një vëmendje të veçantë për shkak të turbullirave gjeopolitike mes këtyre dy vendeve, skena në fund të ndeshjes mes futbollistëve të njërës dhe tjetrës kombëtare gëzoi publikun botëror dhe tregoi sërish fuqinë e bashkimit dhe pajtimit që mund të ketë futbolli.

Kështu, pas ndeshjes në të cilën Shtetet e Bashkuara fituan 1-0 kundër Iranit, futbollisti amerikan Antonee Robinson e ngushëlloi iranianin e tronditur dukshëm Ramin Rezaian, një skenë që u bë shumë virale në rrjetet sociale dhe që në të njëjtën kohë treguan fuqinë e sportit.

E ndërsa kriza gjeopolitike mes dy vendeve të përmendura vazhdon prej vitesh, sporti dhe futbolli kanë treguar në mënyrën më të mirë të mundshme ndryshimin mes politikës dhe asaj që në të vërtetë janë dhe përfaqësojnë njerëzit.

 

 

Përqafimi dhe ngushëllimi i amerikanit ndaj iranianit të dëshpëruar është sigurisht një skenë që do të bëjë xhiron e botës dhe një nga më të bukurat që kemi parë në Botërorin e Katarit.

Kujtojmë se nga Grupi B, në të cilin luanin Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalimin në fazën e grupeve siguruan Anglia dhe SHBA-të, ndërsa në fazën e grupeve përfunduan paraqitjet e tyre në Botëror, Irani dhe Uellsi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco