Suksesi ndaj Francës nuk mjafton, Tunizia jashtë Kupës së Botës

Suksesi ndaj Francës nuk mjafton, Tunizia jashtë Kupës së Botës

18:01, 30/11/2022
A+ Aa A-

Tunizinë nuk e ndihmoi as fitorja me Francën për t’u kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Botës. Shqiponjat e Afrikës mundën me rezultatin minimal 1-0 “Gjelat” në raundin e tretë të fazës së grupeve, por as ky triumf nuk i shërbeu për të kaluar më tej, pasi Australia nga ana tjetër mposhti po me të njetën rezultat 1-0 Danimarkën në ndeshjet tjetër të grupit D, duke kaluar më tej.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin do të vinte edhe goli i tunizianëve, që vulosi edhe takimin, por që për fat të keq i shërbeu vetëm për statistikë ndaj kampionëve të botës në fuqi, pasi nuk arritën të kualifikoheshin në 16 më të mirat e kompeticionit më të rëndësishëm.

Golin e vetëm të sfidës dhe atë për tunizianët e realizoi Ëahbi Khazriai në minutën e 58’. Franca arriti të barazonte rezultatin në fundin e ndeshjes me anë të Griezmann, por arbitri kryesor i ndeshjes e anuloi pas ndërhyrjes së VAR.

Renditja pëfundimtare e grupit D:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco