Di Maria i thur elozhe kapitenit dhe sfidon kundërshtarët: Messi gjithçka që na duhet, zgjidh çdo gjë

Di Maria i thur elozhe kapitenit dhe sfidon kundërshtarët: Messi gjithçka që na duhet, zgjidh çdo gjë

20:19, 29/11/2022
A+ Aa A-

Angel di Maria është një nga pikat e referimit të bardhekaltërve dhe këtë e ka treguar në të dyja ndeshjet e Argjentinës në Botëror. Edhe në humbjen ndaj Arabisë Saudite sulmuesi i Juventusit ishte ndër ata që më së shumti u përpoq për të nxjerrë para skuadrën dhe për të kërkuar golin.

E njëjta situatë edhe ndaj Meksikës të shtunën në “Lusail”, kur ishte pikërisht Di Maria ai që dha asistin për Mesin në golin e parë që zhbllokoi sfidën, pas gjithë insistimit të tij në të majtë për të krijuar sa më shumë. Pavarësisht kësaj, i vetëdijshëm se asisti për Mesin nuk ishte më i miri që mund të prodhojë një si ai, për “Tyc Sports”, ditën e djeshme sulmuesi u shpreh.

“I pasova Mesit topin, por ai di të zgjidhë gjithmonë gjithçka. E rëndësishme është që topi ka mbërritur në këmbën e tij, diçka që kisha gjatë gjithë ndeshjes që e prisja dhe ai e kontrolloi në mënyrë fantastike topin dhe ka shënuar një super gol”.

Duke vazhduar fjalën e tij mbi kapitenin, që është njëkohësisht edhe një prej njerëzve të tij më të afërt në kombëtare, Angel tha: “Nuk kam më fjalë për Mesin, është gjithmonë një nder të luash me të. Kemi 14 vite që ndajmë aventurën tonë në kombëtare, kam luajtur me të një sezon te PSG-ja dhe për mua është gjithçka që mund të ketë një futbollist”.

LIDHJA ME TIFOZËT – Padyshim që tri pikët e marra ndaj Meksikës ishin një peshë e madhe e hequr nga shpatullat e të gjithëve, siç pohoi edhe vetë Mesi disa ditë më parë, mbi të gjitha për përgjegjësinë që ndiejnë lojtarët për përfaqësimin e kombit të tyre në Botëror.

“Është një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe”, tha sulmuesi që po luan edicionin e tij të katërt të Kupës së Botës, arsye për të cilën është edhe një ndër beniaminët e tifozërisë bardhekaltër, siç treguan edhe duartrokitjet e tyre, që e bënë më të brohoriturin pas Mesit.

“Në fakt sa herë që ata këndojnë emrin tim, apo më duartrokasin, unë emocionohem si ditën e parë. Siç ju thashë vesh këtë fanellë prej 14 vitesh dhe jam shumë i lumtur për lidhjen që ekziston. E vërteta është që u jam shumë mirënjohës për gjithë atmosferën me të cilën më kanë rrethuar mua dhe shokët e mi. Tani kemi një tjetër sfidë vendimtare për të luajtur dhe duhet të tregojmë të njëjtin shpirt edhe me Poloninë”, përfundoi Di Maria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco