Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ronaldo te Bayern? Oliver Kahn shuan dilemat e tifozëve

Ronaldo te Bayern? Oliver Kahn shuan dilemat e tifozëve

18:42, 29/11/2022
A+ Aa A-

Përveç Botërorit, që padyshim ka vëmendjen më të madhe të futbolldashësve, po ashtu shumë të tjerë duan të dinë se ku do të përfundojë ylli portugez, Cristiano Ronaldo pas divorcit me Manchester United.

Shumë klube janë interesuar për shërbimet e luzitanit madje duke ofruar shifra të frikshme. Një nga skuadrat që u përfol nëpër media është edhe Bayern Munich.

Gjithsesi bavarezët nuk kanë dëshiruar që të qarkullojnë lajme të pavërteta duke hedhur menjëherë poshtë këto zëra.

Ka qenë vetë CEO i gjermanëve, Oliver Kahn i cili ka sqaruar çdo gjë.

“Ju siguroj se nuk do të bëjmë asnjë lëvizje për Cristiano Ronaldon në janar. E pranoj që një transferim të tillë e kemi menduar dhe e kemi marrë në shqyrtim. Ne e vlerësojmë shumë atë, por kemi një tjetër strategji. Kemi një ide dhe filozofi të qartë se si duam ta ndërtojmë skuadrën”- thotë Kahn.

Për momentin CR7-ta është fokusuar me Portugalinë e tij në Katar por shumë shpejtë do të duhet të zgjedhë se cilën rrugë do të ndjekë për të vijuar karrierën e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco