Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Holanda bën detyrën ndaj Katarit, ‘Tulipanët’ sigurojnë biletën për në fazën e 1/8-tave

Holanda bën detyrën ndaj Katarit, ‘Tulipanët’ sigurojnë biletën për në fazën e 1/8-tave

18:01, 29/11/2022
A+ Aa A-

Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë në Grupin A ndaj organizatorëve të Ekuadorit duke e mbyllur grupin në kuotën e shtatë pikëve

Holanda u përball me Katarin për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit.

Ekipi i Van Gal renditet në vendin e parë, ku i mjaftonte një barazim për tu kualifikuar, ndërsa Katari në të fundit me 0 pikë.

Këta të fundit, si vendi organizator kërkuan fitoren e parë pasi tashmë janë jashtë kompeticionit.

Që nga minuta e parë ishte ekipi holandez që kërkoi me çdo kush golin dhe fitoren në këtë sfidë. Ata kishin disa iniciativa me Depay e Klaassen, por ishte i zakonshmi Gakpo ai i cili u dha avantazhin “tulipanëve”.

Kjo ia bëri edhe më të thjeshtë punën skuadrës europiane që qarkulloi me qetësi topin duke pritur gabimin e radhës të vendasve të cilët krijuan hapësira në pjesën e dytë për t’i dhënë mundësinë edhe De Jong të tundte rrejtën. Kështu, u vulos një fitore 2-0 që çon Holandën qetësisht në turin tjetër të Kupës së Botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco