Kupa e Botës/ Fund dramatik i ndeshjes në Katar, Senegali eliminon Ekuadorin

Kupa e Botës/ Fund dramatik i ndeshjes në Katar, Senegali eliminon Ekuadorin

18:03, 29/11/2022
A+ Aa A-

Senegal është kualifikuar në 1/8-tat e Kupës së Botës, pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Ekuadërit, në raundin e tretë të fazës së grupeve.

Senegalezët e nisën vrrullshëm ndeshjen, duke krijuar disa mundësi të mira për gol, por pa sukses.  U desh të vinte minuta e 44-rt që kombëtarja afrikane të gjente golin e avantazhit. Ismaila Sarr mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga shokët e tij të skuadrës, të cilën arriti ta kthente në gol.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Ekuadori nuk u dorëzua dhe e ktheu dramën në luftën për vendin e dytë, ndërsa golin për 1-1 e shënoi Caicedo në minutën e 67-të.

Në atë moment Ekuadori ishte skuadra që shkonte në fazën e 1/8-tave, pas së cilës senegalezët u hodhën në sulm për të gjetur golin e dytë. Goli nuk vonoi dhe tre minuta më vonë, Koulibaly bëri më të mirën dhe shënoi për 2-1.

Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi, kështu që nga ky grup do të shkojnë më tej Holanda dhe Senegali. Holandezët do të luajnë kundër ekipit të dytë të grupit B, ndërsa Senegali do të luajë kundër fituesit të atij grupi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco