'Do torturojmë familjet tuaja', regjimi i Iranit kërcënon kombëtaren nëse nuk kualifikohen

'Do torturojmë familjet tuaja', regjimi i Iranit kërcënon kombëtaren nëse nuk kualifikohen

17:31, 29/11/2022
A+ Aa A-

 

Pak orë përpara sfidës midis Iranit dhe SHBA e cila do të vendosë edhe ekipin që do të kualifikohet për fazën e 1/8 kanë nisur tensione të shumta në kombëtaren nga Lindja e Mesme.

Sipas asaj që raportohet nga CNN, regjimi i Teheranit ka kërcënuar të gjithë futbollistët në rast se nuk kualifikohen përballë SHBA.

CNN shton më tej se në rast të moskualifikimit, regjimi i shtetit të Iranit do të torturojë ata dhe familjen e tyre. E gjitha kjo vjen si pasojë e protestët që futbollistët e Iranit bënë në ndeshjen e parë kundër Anglisë ku nuk pranuar të këndonin himnin.

Një ngjarje vërtetë e rëndë kjo për botën e futbollit e cila implikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me politikën. Irani dhe SHBA do të ndeshen në orën 20:00 për të vendosur një nga dy ekipet që do të kualifikohen për fazën e 1/8 nga grupi B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco