Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

16:38, 29/11/2022
A+ Aa A-

Franca përgatitet për ndeshjen me Tunizinë, ku do të kërkojë fitoren e tretë në fazën e grupeve, ndonëse e ka siguruar kualifikimin. Trajneri Didier Deschamps ka luksin që të bëjë disa ndryshime në formacion pa presionin e objektivit për të kaluar më tej, me trajnerin i cili vlerëson kundërshtarin duke vënë theksin te rëndësia që ka kjo sfidë për ta, çka e rrit shkallën e vështirësisë për ekipin e tij.

“I kam ndjekur ndeshjet e Tunizisë. Duhet të dimë që ata ndaj nesh do të luajnë fatin e tyre për t’u kualifikuar. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Ligue 1, çka na ndihmon, pasi ne i njohim kundërshtarët. Krahas cilësisë ata kanë edhe entuziazmin, dëshirën dhe pasionin në këtë ndeshje, ndaj duhet të japim më të mirën tonë.

Sa i takon formacionit që do të hedh në fushë, është e natyrshme që do të ketë ndryshime, por do të veçoj se të gjithë ata që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën për të marrë maksimumin”, u shpreh trajneri, Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco