Në Katar është luajtur ndeshja e fundit e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Botërorit. Bëhet fjalë për derbin mes Portugalisë dhe Uruguait, i cili përfundoi me rezultat 2:0
Pjesa e parë nuk dha asgjë, teksa dy golat e fitores së Portugalisë u shënuan në pjesën e dytë dhe nga i njëjti lojtar.
Ishte minuta e 54-të, kur Bruno Fernandes krosoi bukur në zonë për Ronaldon, i cili kërceu por nuk arriti ta devijonte topin, por që e hutoi portierin.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Bruno Fernandes shënoi nga penalltia, pasi Ronaldo paraprakisht u largua nga loja.
Kjo fitore e kualifikon Portugalinë, duke iu bashkuar Francës dhe Brazilit, si tri ekipet e kualifikuara.
Portugalia gjendet e para në grupin H me gjashtë pikë dhe prin e vetme.
Uruguai gjendet i fundit aktualisht me vetëm një pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje në ndeshjen direkte që e ka me Ganën.
© SYRI.net