Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Koreja e Jugut luan kundër Uruguait me një formacion interesant: Portieri dhe e gjithë mbrojtja quhen Kim

Koreja e Jugut luan kundër Uruguait me një formacion interesant: Portieri dhe e gjithë mbrojtja quhen Kim

14:36, 24/11/2022
A+ Aa A-

Ekipet e futbollit të Uruguait dhe Koresë së Jugut janë duke luajtur këtë ndeshje të xhiros së parë të Kupës së Botës.

Ylli më i madh i Koresë së Jugut, Heung-Min Son u shërua nga një dëmtim në sy dhe po luan ndeshjen nga minuta e parë. Megjithatë, në këtë ndeshje është veçanërisht interesante pjesa mbrojtëse e kombëtares aziatike.

Domethënë, portieri dhe të katër lojtarët në rreshtin e fundit të Koresë së Jugut kanë të njëjtin mbiemër - Kim.

Seung-Gyu Kim është në portë, Moon-Hwan Kim luan mbrojtës i djathtë, Min-Jae Kim dhe Young-Gwon Kim janë në qendër, ndërsa Jin-Su Kim është mbrojtësi i majtë.

Le të shtojmë gjithashtu se vetëm një Kim do të presë shansin e tij nga pankina, mesfushori Tae-Hwan Kim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco