Vitet janë vetëm numra: I pathyeshmi Luka Modric shkroi historinë e futbollit evropian

Vitet janë vetëm numra: I pathyeshmi Luka Modric shkroi historinë e futbollit evropian

14:24, 24/11/2022
A+ Aa A-

Futbollisti i kombëtares kroate Luka Modric shkroi historinë e këtij sporti duke u bërë lojtari i parë që luajti në Kampionatin Botëror dhe Evropian gjatë tre dekadave të ndryshme.

Lojtari i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares kroate ka qenë pjesë e kombëtares gjatë Kampionatit Evropian në vitet 2008, 2012, 2016 dhe 2020, si dhe ka marrë pjesë në katër Botërorë, i pari në vitin 2006 në Gjermani, më pas në 2014 në Brazili në 2018 në Rusi dhe këtë vit në Katar.

Image

Po ashtu, Modric është i vetmi kroat që ka marrë pjesë në katër kampionate të ndryshme botërore dhe dje udhëhoqi kombëtaren e tij si kapiten në ndeshjen kundër Marokut.

Se mosha “nuk i bën asgjë” dhe se ai është ende në formë të shkëlqyer, dëshmon edhe fakti se pavarësisht barazimit 0-0 ndaj Marokut, Modric u shpall lojtari i ndeshjes.

Image

Kroacia do të luajë kundër Kanadasë në ndeshjen e radhës të, ndërsa Maroku dhe Belgjika do të takohen në ndeshjen e dytë të grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco