Japonezët respektojnë rregullat e qarkullimit edhe në momentet e çmendurisë më të madhe, pamjet e festës janë madhështore

Japonezët respektojnë rregullat e qarkullimit edhe në momentet e çmendurisë më të madhe, pamjet e festës janë madhështore

13:37, 24/11/2022
A+ Aa A-

Tifozët japonezë patën arsye për të festuar dje pasi mundën Gjermaninë në Kupën e Botës në Katar dhe festa zgjati deri në orët e vona të natës edhe në vendin aziatik.

Tifozët japonezë dolën në rrugë për të festuar fitoren dhe përmbysjen e kombëtares së tyre ndaj një prej favoritëve më të mëdhenj të turneut në Katar. Një video e festës nga Tokio është bërë virale në rrjetet sociale.

 

 

Për disiplinën e japonezëve flitet çdo ditë. Ata pastruan stadiumin pas ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit në hapjen e Botërorit dhe të njëjtën gjë e përsëritën edhe sot pas fitores së madhe ndaj Gjermanisë.

 

 

Megjithatë, nuk ka nevojë të humbim më fjalë për kulturën e tyre, por videoja e festës nga kryqëzimi Shibuya është aq madhështore sa fansat në rrjetet sociale nuk mund të mos mbeten të mahnitur me mentalitetin e këtij populli të mrekullueshëm.

Në Japoni, loja përfundoi rreth mesnatës. Kjo nuk i ka penguar mijëra fansa të këtij vendi të dalin në destinacionin ikonik të Shibuya dhe të festojnë deri në orët e vona të natës.

 

 

Mirëpo, edhe gjatë festës, në mënyrë mbresëlënëse treguan se sa respektojnë ambientin dhe rregullat e tyre. Japonezët nuk donin të ndikonin në trafik, pasi prisnin dritën jeshile që këmbësorët të dilnin në rrugë dhe të fillonin të festonin.

Kur u ndez drita e kuqe, ata u larguan nga rruga në mënyrë që makinat të vazhdonin me qarkullimin. Dhe kështu në disa raste ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco