Një vendim i vështirë për t'u shpjeguar: Franca luajti një ndeshje miqësore në Katar

Një vendim i vështirë për t'u shpjeguar: Franca luajti një ndeshje miqësore në Katar

12:37, 24/11/2022
A+ Aa A-

Skuadra franceze e futbollit mbrojti me sukses  titullin e kampionit të botës me fitoren ndaj Australisë (4-1).

Mirëpo, trajneri i Francës, Didier Deschamps dhe stafi i tij morën një vendim krejtësisht të papritur, duke i habitur të gjithë. Vetëm 24 orë  pas ndeshjes me Australinë, “Gjelat” e Francës zhvilluan një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Katarit Al Gharaf, të cilën e fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Sigurisht  që nuk u luajt me të njëjtët 11-she si ndaj Australisë, por vendimi është tronditës pasi Franca është skuadra me lojtarët më të lënduar në Katar.

Karim Benzema, Paul Pogba, N'Golo Kante, Persnel Kimpembe, Christopher Nkunku, Mike Maignan dhe Lucas Hernandez nuk janë në dispozicion dhe disa lojtarë të tjerë kanë probleme me goditjet e marra.

Prandaj, një dëmtim i ri do të ishte një problem shumë më i madh dhe për shumëkush nuk është e qartë pse francezët rrezikuan për një diçka të tillë. Fatmirësisht nuk u dëmtuan asnjë lojtar, teksa golat u realizuan nga Marcus Thuram (x2), Eduardo Camavinga dhe Jordan Veretout.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco