‘Mundësia e fundit për të përmbushur ëndrrën’, Messi: Dua të bëhem kampion bote!

‘Mundësia e fundit për të përmbushur ëndrrën’, Messi: Dua të bëhem kampion bote!

17:10, 21/11/2022
A+ Aa A-

Lionel Messi është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë të Argjentinës në këtë Botëror.

Argjentina do ta nis kampionatin me një përballje ndaj Arabisë Saudite. Messi, para ndeshjes ka thënë se kombëtarja e tij është me synim te triumfi final dhe se ky kampionat është special për të.

 “Kupa e Botës është speciale për mua. Ndoshta e fundit për të provuar që ta përmbush ëndrrën time”, ka thënë Messi.

Dua të bëhem kampion bote, jo për të ndryshuar qëndrimin e njerëzve ndaj meje apo për të arritur ndonjë madhështi, por sepse dua të arrij një objektiv me kombëtaren time duke shtuar Kupën e Botës në listën e titujve”

“Gjithmonë kam thënë se dua më shumë dhe ne duhet të provojmë përsëri e përsëri. Unë gjithmonë dua më shumë, shpresoj se do të bëjmë mirë”, shtoi ylli argjentinas.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite do të luhet nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco