VIDEO/ Iranianët refuzuan të këndonin himnin kombëtar para ndeshjes me Anglinë, gratë qanin në tribuna

VIDEO/ Iranianët refuzuan të këndonin himnin kombëtar para ndeshjes me Anglinë, gratë qanin në tribuna

16:52, 21/11/2022
A+ Aa A-

Në stadiumin “International Khalifa” u luajt ndeshja e dytë e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Iranit dhe përveç paraqitjes së shkëlqyer të anglezëve, vëmendjen tërhoqën edhe futbollistët iranianë të cilët nuk pranoi të këndonte himnin kombëtar para fillimit të ndeshjes.

Në këtë mënyrë, iranianët protestuan edhe një herë për vdekjen e bashkatdhetares Mahsa Amini (22), e cila u mor në paraburgim nga policia e shtetit për moral për shkeljen e kodit të veshjes, e më pas ajo vdiq në paraburgim.

 

 

Në atë moment kamerat kanë treguar edhe tribunat, ku brohoritnin tifozët iranianë.

Vdekja e Aminës ka ngjallur mjaft debate dhe reagime nga figura publike, nga e gjithë bota. Mes tyre edhe tre ish-futbollistë Ali Daei, Ali Karimi, i cili ka luajtur edhe për Bayernin dhe Hossein Mahini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco