Statistikat/ Holanda dhe Senegali ndeshjen me njëra-tjetrën për herë të parë

Statistikat/ Holanda dhe Senegali ndeshjen me njëra-tjetrën për herë të parë

15:33, 21/11/2022
A+ Aa A-

Holanda dhe Senegali do të përballen për herë të parë në histori me njëra-tjetrën sot.

Këto dy kombëtare janë kualifikuar për herë të parë të dyja së bashku në një Botëror.

“Tulipanët” dështuan të presin biletën në dy Botërorët e tjerë ku afrikanët morën pjesë (2002 dhe 2018).

Holanda e ka rekordin kundër ekipeve afrikane 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje në një Botëror.

Kjo është pjesëmarrja e 11-të e Holandës në një Kupë Bote. Ata dështuan të merrnin pjesë në 2018-ën në Rusi, pasi u renditën të tretët në Brazil katër vite më herët (trajner ishte Luis van Gal).

Portokallinjtë janë e vetmja skuadër që kanë luajtur të paktën tri finale të një Botërori dhe nuk e kanë fituar kurrë trofeun.

Humbjet ishin në turneun e 1974- ës (2-1 kundër vendësve të Gjermanisë Perëndimore), në 1978-ën (3-1 pas kohësh shtesë kundër organizatorëve të Argjentinës) dhe në 2010- ën (1-0 pas kohës shtesë kundër Spanjës).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco