Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rama: Ja pse i vura kufjet në vesh kur po fliste Kryemadhi

Rama: Ja pse i vura kufjet në vesh kur po fliste Kryemadhi

22:05, 14/09/2017
A+ Aa A-

Veprimi i kryeministrit Edi Rama, në sallën e parlamentit gjatë kohës që po fliste kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, krijoi mjaft polemika në publik.

Ndërsa Kryemadhi mori fjalën në foltoren e Kuvendit, Rama vendosi kufjet në vesh. Lidhur me këtë situata Rama ka sqaruar në ‘Top Stoy’ se nuk ka qenë veprim i qëllimshëm.

“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata. Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe mbetemi miq të mirë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco