Rama: Ja e vërteta e ‘Vizës’ amerikane për Gramoz Ruçin

Rama: Ja e vërteta e ‘Vizës’ amerikane për Gramoz Ruçin

21:49, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhja e gramor Ruçit si kryetar Kuvendi, ishte zgjedhja më e mirë.

Ndërsa ka ngulmuar se Ruçit nuk i është mohuar hyrja në SHBA.  I ftuar në ‘Top Stoty’ ka mohuar gjestet e ambasadorit Donald Lu, që u pa të vërë kufjet teksa fliste Ruçi. Sipas tij, edhe mohimi i vizës për në SHBA në 2005 ka qenë një gabim.

“Si nuk doli një klub mediatik dhe të thotë një të vërtetë të thjeshtë. Gramoz Ruçit i është refuzuar një vizë në SHBA në vitin 2005, dhe më pak se dy muaj më pas u ftua në kongresin e Partisë Republikane dhe iu dha viza.

Ajo ftesë është shprehje e së vërtetës se me atë refuzim, u bë një gabim. Po ju them se Ruçi do vizitojë Kongresin dhe Senatin Amerikan. Këtu çështja është për çfarë na kanë zgjedhur njerëzit”,- tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/09/2017 22:00

Ty te kane zgjedhur sepse ua fut me bukur se enveri

Shto koment

Denonco