Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Zbardhet dokumenti, abuzime prej miliona lekësh me ilaçet e të sëmurëve mendorë

Zbardhet dokumenti, abuzime prej miliona lekësh me ilaçet e të sëmurëve mendorë

13:24, 14/09/2017
A+ Aa A-

Zbardhet skandali i radhës në sistemin shëndetësor shqiptar. Abuzimet financiare nuk kursejnë as të sëmurët mendorë. Civitas.al ka arritur të sigurojë një raport inspektimi financiar të kryer në Drejtorinë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Objekt kontrolli ka qenë “Zbatimi i ligjshmërisë në planifikimin dhe administrimin e barnave“Salmeterol” 25 mcg fl/inh” dhe “Phenobarbital 200 mg/2ml ampulë”.

Nga inspektimi është konstatuar abuzim në vlerën e miliona lekëve në përdorimin e fondeve buxhetore që lidhen me planifikimin dhe administrimin e barit “Salmeterol” 25 mcg fl/inh” dhe “Phenobarbital 200 mg/2ml ampulë”. Sasi të konsiderueshme të këtyre dy ilaçeve, blerja e të cilave ishte planifikuar mbi nevojat reale të spitalit, janë nxjerrë jashtë përdorimit për shkak të tejkalimit të afatit të skadencës, duke shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

E njëjta situatë, por në vlera më të vogla financiare, u inspektua edhe në spitalet psikiatrike të Gramshit dhe Kukësit të cilat furnizoheshin me këto dy ilaçe nga Spitali Psikiatrik i Vlorës. Grupi i inspektimit ka propozuar kallëzim penal në organet e prokurorisë për personat përgjegjës si dhe dëmshpërblimin e vlerës financiare.

Ka dyshime të bazuara se abuzime të tilla me ilaçet kanë përfshirë gjithë sistemin shëndetësor shqiptar. Blerja e barnave të caktuara, mbi nevojat reale të spitaleve, bëhet për të favorizuar kompanitë farmaceutike të cilat fitojnë miliarda nga ky biznes, sidomos kur behet fjalë për medikamente sensitive siç janë ato për të sëmurët mendorë.

Është e turpshme që nga njëra anë spitalet i detyrojnë të sëmurët të blejnë nëpër farmaci edhe serumet më të thjeshta ndërkohë që ilaçet e shtrenjta nxirren jashtë përdorimit për tejkalim të afatit të skadencës. Përgjigja është e thjeshtë: Biznesi me medikamentet për të sëmurët mendorë është fitimprurës. /Civitas.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu14/09/2017 14:22

Normal se dizater kan qen ministrat r hajduter duke perfunduar me kte tonin ministrin me koh te pjeshme qe rezultoi nje dizaster i vertet

Shto koment

Denonco