Vjen dorëheqja e parë nga drejtorët LSI, ikën kreu i ISHMP. Ja çfarë shkruan

Vjen dorëheqja e parë nga drejtorët LSI, ikën kreu i ISHMP. Ja çfarë shkruan

13:25, 14/09/2017
A+ Aa A-

Pas zëvendësimit të ministrave dhe pas dorëheqjes së ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka ardhur edhe dorëheqja e parë e drejtorëve të LSI-së. I pari që është tërhequr është kreu i ISHMP, Ergys Agasi i cili ka falënderuar Lefter Kokën për punën që kanë bërë së bashku.

Ja çfarë shkruan Ergys Agasi:

"Këto 4 vite, në krye të institucionit të ISHMP mund të them me bindje se kanë shënjuar reforma thelbësore në misionin e objektivat e këtij institucioni!

Falënderoj në këtë ditë të fundit të punës sime, ekipin e ISHMP në rang vendi, nga drejtuesit deri të inspektorët e terrenit, për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në misionin tonë në mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj të bashkëpunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin të drejtoja një institucion të rëndësisë veçantë. Falë vizionit të tij për reformën institucionale administrative të ndërmarrë në Ministrinë e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shtetëror që u rrit e konsolidua duke përballuar sfidat më të vështira në fushën e mjedisit.

Fjalët nuk janë mjaftueshëm për të falënderuar një lider vizionar si Ministri Koka!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco