Zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli sot në Tiranë, takime me Metën dhe Ramën

Zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli sot në Tiranë, takime me Metën dhe Ramën

07:54, 14/09/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Presidenca e Shqipërisë: Sot dt. 14 shtator 2017, në orën 16:30, Presidenti i Republikes, Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Zv.kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli." 

Dje, Pacolli, dërgoi një mesazh publik në rrjtete sociale ku njoftoi se cili do të ishte misioni i tij në detyrën e re që iu ngarkua. Ja çfarë prioritetesh i caktoi ai vetes për Kosovën:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar miq,

Ditët e para të punës time si zëvendëskryeministër i parë dhe udhëheqës i diplomacisë së Kosovës, janë shumë intensive dhe të ngarkuara.

Aktualisht jam në procesin e intensifikimit të punëve të cilat për synim kanë proaktivizimin e kësaj ministrie.

Gjatë këtyre ditëve kam pritur ambasador e diplomatë të ndryshëm, të akredituar në Prishtinë, me të cilët kam diskutuar për procese të rëndësishme për Kosovën dhe risitë programore që qojne drejt dinamizimit të punës në ministri, duke filluar nga ambasadori I SHBA-së, përfaqësuesi I BE-së dhe vendet tjera.

Synimi im madhor është intensifikimi i punëve për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky synim jam i bindur që do të arrihet me sukses.

Kam filluar procesin e kontaktit të drejtpërdrejtë me të gjitha shtetet që janë të përfaqësuara në Kosovë dhe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Gjithashtu jam në process të vendosjes së kontakteve direkte me të gjithë homologët e mi të të gjitha shteteve demokratike të botës.

Kam marrë urime të shumta nga udhëheqës shtetesh, ambasadorë e përfaqësues të tjerë të lartë të diplomacisë botërore. Si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës i falënderoj nga zemra dhe shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin tim për të bashkëpunuar me secilin vend mik të Kosovës, në funksion të thellimit të marëdhënieve diplomatike.

E falënderoj përzemërsisht ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Sebastian Kurz, 
Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Angelino Alfano, Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, z. Linas Linkevicius, Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlut Causoglu, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Nikolla Dimitrov,

Dhe të gjithë homologët e mi të anekënd globit që në një formë ose tjetër, kanë shprehur urimet e tyre për marrjen e kësaj përgjegjësie të lartë. Një falemënderim të veçantë edhe për mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco