VIDEO/ Çfarë bisedoi Sali Berisha me Metën në zyrën e tij pas marrëveshjes Rama-Basha

VIDEO/ Çfarë bisedoi Sali Berisha me Metën në zyrën e tij pas marrëveshjes Rama-Basha

20:39, 13/09/2017
A+ Aa A-

Çim Peka: Të nesërmen e marrëveshjes në zyrën tuaj ka ardhur për një kafe, ish-kryetari i LSI-së, presidenti aktual Ilir Meta. Jo veç atë, por edhe Ramën e Veliajn i kam takuar gjatë kohës së protestës së çadrës. Ilir Meta ishte i bindur se kryetari de fakto i PD-së, ishte Sali Berisha dhe nëse ka pasur një gabim të tij, i thoja që Sali Berisha është indiferent ndaj drejtimit të PD-së dhe kryetar është Basha. Më kanë konsideruar naiv deri ditën e marrëveshjes, sepse Ilir Meta besonte se çfarë do që të bënte Lulzim Basha, marrëveshje me Edi Ramën nuk bën se nuk e lë Sali Berisha. Koha tregoi të kundërtën. Çfarë ka biseduar me ju atë ditë, Ilir Meta?

Sali Berisha: Një kafe kortezie dhe asgjë tjetër. Sepse personalisht unë e kam mirëpritur marrëveshjen dhe takimin Basha-Rama. Unë kam prerë çdo lloj përpjekje të Ramës që të komunikonte me Sali Berishën. Kam prerë me thikë çdo lloj përpjekje të tij dhe kam qënë kategorik. Ata janë takuar. Nuk është përgjegjësia ime që ata mendojnë gabim. Është çështje e tyre. Nuk ka diskutuar asgjë madhore politike përveç se një kafe kortezie me Ilir Metën. Ai ndoshta e mendoi se kjo marrëveshje kishte qëllime kundra tij, dhe nuk përjashtohet  se ajo pati perkursione të tilla gjatë fushatës, çfarë pagoi një çmim shumë të shtrenjtë PD-ja. Sepse gjatë fushatës Rama arriti të krijojë përshtypjen se do të kishim një koalicion PD-PS. Vetvetiu doli atë javë që Ilir Meta do të ishte opozita e vetme, çka e ndihmoi LSI-në, e bëri me fletë. Nëse marrëveshjen Rama e nisi për të dëmtuar Ilir Metën, mund të thuash që Ilir Meta nuk humbi nga marrëveshja. Ajo javë propagande elektorale, e rrebesheve ndaj LSI-së u tha shqiptarëve se,  shikoni ai është një opozitar i vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco