Qeveria e re betohet në presidencë/ Vjen reagimi i LSI: Çfarë injorance

Qeveria e re betohet në presidencë/ Vjen reagimi i LSI: Çfarë injorance

19:45, 13/09/2017
A+ Aa A-

Pas betimit të qeverisë së re ‘Rama 2’, në presidencë, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për integrim.

Ka qenë zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar programin e qeverisë, ku një prej kapitujve të tij është titulluar si ‘Shteti ligjor dhe drejtësia e re’.

Sipas Luan Ramës, të flasësh pas 27 vjetësh për shtet ligjor do të thotë që të mos kesh kuptuar asgjë nga ajo se çfarë kërkon bashkimi Europian. Ndërsa e ka cilësuar këtë pjesë të programit si injorancë.

Ja çfarë shkruajnë Luan Rrama:

BE kërkon shtetin e së drejtës, Qeveria premton shtetin ligjor! Çfarë injorance!

"Shteti ligjor dhe drejtësia e re!

Kështu emërtohet një prej kapitujve të programit të qeverisë! Më falni, po shprehje më alarmante të injorancës nuk mund të ketë! Të flasësh sot pas 27 vitesh demokraci pluraliste per shtet ligjor, do të thotë të mos kesh kuptuar e të mos kesh marrë vesh asgjë për kushtin e parë të tërë procesit të integrimit europian dhe që është shteti i së drejtës!

Shteti ligjor dhe shteti i së drejtës janë dy koncepte që bëjnë diferencën mes shtetit demokratik nga sistemet e tjerë të organizimit shtetëror.

Diferencat janë thelbësore. Më ndjeni për tonet didaktike, por ka dallime esenciale dhe përmbajtësore mes shtetit të së drejtës në kuptimin euroatlantik, të cilit unë po i referohem dhe shtetit ligjor për të cilin flet programi i qeverisë!

Sepse shtet ligjor ka qenë edhe shteti që ndërtoi Zogu, shtet ligjor ishte Shqipëria edhe në ato 6 muajt e qeverisjes se Nolit, shtet ligjor ishte edhe në kohën e fashizmit, edhe gjatë komunizmit, shtet ligjor ka qenë edhe Shqipëria postkomuniste, por nuk ka qenë e për fat të keq nuk është as sot shtet i së drejtës!

Edhe ju në sloganin tuaj zoti Kryeministër ju flisni vetëm për shtetndërtim, e jo për shtet të së drejtës!

Ju na flisni për mirëqeverisje, po mirëqeverisje pa idealin e shtetit të së drejtës nuk ka e nuk mund të ketë!

Por le të ecim më tej me thagmat e programit tuaj. Bashkë me shtetin ligjor në vend të shtetit të së drejtës, ju na servirni edhe togjalëshin "drejtësi e re"!

Është një togfjalësh i huazuar mbi 70 vjet më parë, në kohën kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re. Në vitin 1946, pas shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë, në vigjilje të gjyqit kundër deputetëve e më pas, mori qytetari koncepti "drejtësia e re popullore".

Nuk ka drejtësi të vjetër e as drejtësi të re. Qysh prej Justinianit e deri në ditët tona, drejtësia ka qenë e ka mbetur drejtësi.

Ndoshta dikush mund të thotë se në programin e qeverisë "drejtësia e re" është një metaforë! Pa dashur t'ju marr kohë e t'ju shpjegoj çfarë është metafora, në kontekstin që është përdorur në programin e qeverisë togfjalëshi "drejtësi e re" është metaforë injorance!

Dikush tjetër mund të thotë që lidhet me reformën në drejtësi e me vetingun! Edhe në këtë kontekst, sado që programi i qeverisë për reformën në drejtësi ka vetëm fjali të përgjithshme për demagogji, "drejtësia e re" është ajo që thashë: metaforë e injorancës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vetting Rama14/09/2017 07:00

Nga nje Parlament apo Kuvend qe miraton Ligje per te rivjedhur Pronat e Pronareve Legjitime nuk pritet shtet i se drejtes, ma vajzen e Llambi Gegepriftit anetarit te Byrose Politike te PPSH pritet vijim i enverizmit por jo Drejtesi mor zoti Luan Rama.

Shto koment

Denonco