Parlamenti mblidhet sërish ditën e enjte. Ja çfarë pritet të miratojë

Parlamenti mblidhet sërish ditën e enjte. Ja çfarë pritet të miratojë

19:10, 13/09/2017
A+ Aa A-

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e nesërme për të 5-ën herë radhazi. Kuvendi i Shqipëri i filloi punimet ditën e shtunë ku u zgjodh dhe kreu i ri i parlamentit, Gramoz Ruçi, për të vijuar më pas me disa seanca maratonë për debatin mbi programin e qeverisë, di dhe do të vijojë sërish punimet ditën e enjte duke filluar në orën 11:00 të paradites.

Arsyeja se përse parlamenti do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 11:00, është për të zgjedhur përbërjen e komisioneve parlamentare të kuvendit si dhe drejtuesit e këtyre komisioneve.

Lajmi ka ardhur fill pas takimit që është zhvilluar mes Gramoz Ruçit, Taulant Ballës, Edmond Spahos dhe Petrit Vasili (3 kryesuesit e grupeve parlamentare te PS, PD e LSI).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco