Mediu ngre alarmin në parlament: Rusia ka rrethuar Shqipërinë si vend i NATO-s

Mediu ngre alarmin në parlament: Rusia ka rrethuar Shqipërinë si vend i NATO-s

15:11, 13/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij në Parlament, ka vënë theksin në rrezikun që i kanoset Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit nga rreziku rus dhe ai serb.

Mediu theksoi se Rusia nuk i ka fshehur asnjëherë qëllimet e saj për të patur influencë mbi Ballkanin, dhe tani po kërkon që të krijojë një zonë të sajën për t’iu kundërvënë NATO-s.

Ja fjala e plotë e Mediut:

Ka një kohë që poitika Serbe është bërë shumë aktive shfaqet me nuanca Europiane dhe nga ana ushtarake refuzon NATO-n, por nuk e fsheh bashkëpunimin e hapur me Rusinëduke ndërtuar baza ushtarake Ruse në territorin e saj dhe së fundi blerje tëarmatimit dhe pasijeve e mjeteve ushtarake tëcilat tejkalojnë qëllimet mbrojtëse.

Rusia s`e ka fshehur qëllimin e saj,ajo e ka përcaktuar Ballkanin si backyard të tyre dhe padyshim Serbinë si rojtar të tij.

Që në vitin 2006-2007 Rusia ka qenë e ashpër me zgjerimin e NATOs në Ballkan.

Në konferencën e sigurisë në Mynih në vitin 2006 Putin theksoi se: Zgjerimi i mëtejshëm i NATOs përbën rrezik për sigurinë e Rusisë dhe interesat e saj.

Kroacia është vend anëtar i NATOs njësoj si ne dhe përballë kësaj situate ka marrë masate saj në pikpamje ushtarake dhe të sigurisë. Kroatët nuk e kanë marrë antarësimin në NATO si një vendim politik, por si angazhim serioz në shërbim tëinteresit dhe sigurisë.

Ne jemi në drejtim krejt të kundërt me angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin prej samiteve të NATOS, buxheti i mbrojtjes është historikisht më i ulti.

Duke shprehur mbeshtetjen time per FA, duhet te theksoj, se duhet te kesh buxhet si mbas detyrimeve qe burojne nga ky parlament dhe NATO dhe pastaj ti shpenzosh simbas kerkesave te NATOs. Prandaj 2% eshte detyrim dhe anagzhim per FA.

Siguria kombëtare është primare, përveç rreziqeve të përmendura nga qeveria, si ndryshimet Klimatike, kërcënimet kibernetike, siguria energjitike, janë shumë më larg rrezikut real qëështë terrorizmi qëështë prezent edhe po strukturohet në Ballkan.

Asgjë mund të mos ndodhë, por dhe shumë mund të ndodhin duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Ballkanin e paqëndrueshem.

Situata nuk është si disa vite më parë në favor të shqiptarëve, përkundrazi.

Ballkani është kthyer në një rajon influencash gjeopolitike.

Marrëdhëniet ushtarake të Rusisë me Turqinë për herë të parë në këto vitet e fundit padyshim duhen parë me realizëm prej nesh.

Ideja e Rusisë për të krijuar një "buffer  Zone" në Ballkan me Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë,është një skenar tashmë i mirëmenduar për t`ju kundërvënë NATOs dhe vendeve anëtare të saj.

Mos të harrojmë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në zgjedhjet në Malin e Zi, deri në skenarin e eleminimit fizik të Gjukanovicit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fonsi14/09/2017 05:53

Po ty kur do te rrethojne per Gerdecin?

Shto koment

Denonco