Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shkëlzen Berisha: Kush e do Azem Hajdarin të vrasë frikën përballë Ramës, Xhafës dhe Ruçit

Shkëlzen Berisha: Kush e do Azem Hajdarin të vrasë frikën përballë Ramës, Xhafës dhe Ruçit

13:36, 13/09/2017
A+ Aa A-

Një ditë më parë Partia Demokratike nderoi kujtimin e Azem Hajdarit duke i paguar nderin që ai pagoi me jetë partisë më të madhe opozitare në vend dhe vetë demokracisë në Shqipëri.

Krerët më të lartë të PD-së dhe deputetët e saj u paraqitën si çdo 12 Shtator para memorialit në vendin ku natën e 12 Shtatorit 1998, Azemi dhe shoqëruesi i tij u ekzekutuan në pabesi.

Në 19 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë për demokracinë shqiptare djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka postuar një reagim i cili bashkë me përkujtimin e punës dhe veprës së Pishtarit të Demokracisë, vjen edhe si një apel për Partinë Demokratike.

“Kush e do Azemin te gjalle duhet të vrasë friën dhe të përballet me kundërshtarët e trashëgimisë së tij. Përndryshe nderimi për të është thjesht një ritual për të "fshehur" dështimin tonë”- shkruan juristi Shkëlzen Berisha i cili duket se nuk pajtohet shumë me linjë politike që po ndjek forca kryesore opozitare sidomos në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Në statusin e tij të plotë, juristi Shkëlzen Berisha shkruan: “27 vjet më parë Azem Hajdari në krye të studenteve rrëzoi diktaturën. Pas 27 vjetësh, qeverinë e drejton pinjolli i vrasësit të poetit Havzi Nela; ministrinë e Jashtme - pinjolli i Sekretarit të Parë; ministrinë e Brendshme - hetuesi i diktaturës, ndërsa parlamentin - arkitekti i masakrës së 2 prillit në Shkodër.

Sot nderim për Azemin nuk janë ceremonitë, por aksioni politik dhe lufta pa kompromis me "kufomat" e pinjollët e diktaturës.

Kush e do Azemin të gjallë duhet të vrasë frikën dhe të përballet me kundërshtarët e trashëgimisë së tij. Përndryshe, nderimi për të është thjesht një ritual për të "fshehur" dështimin tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ozeni13/09/2017 16:19

Ku ishit Ju deri dje?Ju jeni aktore, jeni buka e nje mielli dhe lozni rolin sikur e keni meteremend!Mallkimi i popullit rente mbi Ju dhe epiqendra te jete Babai Yt, njeriu me i pabese, me i ndyre, me i qelbur qe ka pare kjo toke!25 vite kam votuar per te djathten, e kupton ti qe ju kemi kuptuar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!ndyresira! na e shkatrruat jeten!

palush13/09/2017 14:53

Fillo ti i pari, dil ne rruge

krasasi tp13/09/2017 13:59

Asnjehere nuk e kam kuptuar pse u hoq pllaka mbi memorialin e Azem Hajdarit, Prehja e perjetshme ne varrezat e kombit eshte nje vleresim i madh dhe i merituar, Nderkohe i njejti autor Lulzim Basha qe spostoj memorialin e Azemit dhe shokeve te tij, afroj bustin e nje politikani Sabri Godos mu ne hyrje te parlamentit te vendit.Ne pac kuptuar ndonji gje na i shpjego z.Shkelzen.

Shto koment

Denonco