Fatmir Xhafaj flet për herë të parë, për vëllanë e tij: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën ai

Fatmir Xhafaj flet për herë të parë, për vëllanë e tij: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën ai

14:15, 12/09/2017
A+ Aa A-

Fatmir Xhafaj hoqi nga vetja çdo përgjegjësi për akuzat që i bën opozita për të vëllain e tij, të përfshirë në trafik droge në Itali. Xhafaj tha se familjarët e tij janë madhorë në moshë dhe, nëse kanë shkelur ligjin, le të vuajnë pasojat.

“Ju nuk mund të bëheni, as më shumë, as më pak si ligjzbatues dhe moralbërës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime. Secili që ka bërë shkelje ligji, është madhor dhe le ta vuajë. Edhe sikur të ishte e vërtetë çfarë më akuzoni, unë kam të drejtë të pyes: Ku është përgjegjësia ime ligjore dhe politike? Ligjore jo e jo, por as politike. Unë jam në politikë prej 20 vitesh dhe jam i gatshëm të përgjigjem dhe përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk do të bëj më replikë me avazin tuaj” u shpreh Ministri i Brendshëm në parlament.

Veç kësaj, Xhafaj sfidoi Partinë Demokratike me të vërtetën për familjarët e tij, kur tha se për disa muaj, PD kishte edhe Ministrin e Brendshëm edhe atë të Drejtësisë dhe nuk gjeti asgjë për familjarët e tij.

“Në vitin 2010, kur ishit në pushtet, njëri kryeministër, njëri Ministër i Brendshëm më sulmuat me të njëjtin avaz. 7 vjet më parë, në 7 tetor iu përgjigjia akuzës tuaj, cfarë kam patur, jua kam thënë. Ishit Ministër i Brendshëm, t’i provonit akuzat dhe të ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatat tuaja. Nuk besoj se i falët familjarët e mi. Edhe vjet iu kthyet avazit, por unë  vazhdova me reformën. Edhe sivjet, në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm, thatë cfarë ju nxorri goja e lig. Por ju opozitarët u bëtë pushtetarë dhe janë dy ministri që i kishit. Ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare? Si nuk ngulmuat dhe të gërmonit? Ku kishte rast më të mirë?” sfidoi Xhafa Partinë Demokratike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jani Paskuci12/09/2017 15:26

Prap me muhabetet e 2010 , kta ishin ne pushte ca sgjeten gje ? po tani pse i hapin prap , clidhje ka xhafa njehere me ca ben i vllai nga italia a ku ta dime ne si njerez qe jemi . boll mo me kto gjonash se na eshte bere bajat

Guri Qirjazi12/09/2017 15:21

Tamam , jane ne pushtet rrine , bien nga pushteti shajne per budalliqet qe kane bere vet . Pse nuk investiguan kur ishin ne pushtet apo do vidhnin ate kohe ?

Alket Uzuni12/09/2017 15:17

Po kunati jo o luli? Apo at se quan ti. opozit qe ska me ca merret , vetem fjal boshe ka

Refat Lolaj12/09/2017 15:16

Zoti Xhafa eshte nje person me nje integritet per ti vlersuar. Kurr ska qen objket i akuzave, por kto merren me fjal rruge qe kurr nuk u vertetuar edhe pse kan te gjithe gjyqsorin akoma ne dore

Sandri Bregu12/09/2017 15:12

Ishte hera e pare qe flet Xhafaj per kete gje dhe shpresojme vertet te jete e fundit, pasi askush nuk e meriton te perbaltet per veprimet e dikujt tjeter. Per vite me rradhe Xhafaj njihet per kontributin e tij ne politike dhe shtet dhe per kete duhet mbajtur mend, jo per historira te te afermve te papergjegjshem mbase. Qendrim vertet korrekt i z.Xhafaj

Arjan kodra12/09/2017 15:01

Kriminelet qe thone kapni kriminelin.Reforma ne drejtesi do ua tregoje vendin te gjitheve.

Kevinjon12/09/2017 14:53

Ku ndodh kjo ne BE apo edhe ne USA jo e jo qe te kesh vellain baron Droge dhe te behesh Minister i brendshem? Para 7 vjetesh Xhafa ishte thjeshte deputet dhe pa pergjegjesi Shteterore. Ai vete atekohe duhet te kishte dhene doreheqjen nga Morali siç bejne çdo deputet tjeter ne Boten perendimore per raste edhe qrsharake e jo ne per rastet muuu. Argumente Mafiozesh eshte kjo e Xhafes. Po lan mutin me shurre dhe fajin e ka populli tashne qe votoi rishtaz kriminelet Ramiste!

Shto koment

Denonco