Në orën 18:00 do të rifillojë seanca parlamentare, ku priten diskutimet mbi programin e qeverisë së re për 4 vjeçarin e ardhshëm.
Sipas rregullores së parlamentit në këtë seancë lejohen vetëm pyetje me shkrim pa të drejtën e replikës.
Ndërkohë që Partia Demokratike ka vendosur që në këtë seancë të mos lejojë propagandën boshe të qeverisë dhe mashtrimet e radhës ndaj qytetarëve, por do ta kthejë në një arenë të fortë debati ku do të ngrejë dhe kërkojë zgjidhje për të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët.
Ja deklarata e PD-së:
Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas proçedurës së rregullores së Parlamentit lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.
Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale.
Koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.
Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtjesore. Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.
Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.
Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.© SYRI.net